SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka njoftuar se në çfarë faze janë hetimet për humbjen tragjike të jetës të turistes angleze Rebbecca Gannon 11 muaj më parë tek sa ishte zhytur në det për Scuba Diving.
“Nga prokurorja e çështjes dhe oficeri/ët e ngarkuar me hetimin, janë kryer dhe vijojnë duke u kryer veprime hetimore të domosdoshme, në funksion të zbardhjes së dinamikës së ngjarjes. Pas përfundimit të tyre, nga prokurorja që drejton hetimet, do të merren në vlerësim provat e administruara dhe palët do të njoftohen mbi rezultatet e tyre si dhe mbi mënyrën e përfundimit të hetimit, sipas parashikimeve ligjore”.
Top Channel mëson se prokurorja Alba Dhima, e cila udhëheq hetimet e këtij rasti të parë në Shqipëri kur dikush humb jetën në Scuba Divin, është në pritje të një raport ekspertize.
Në Shqipëri i licencuar për të tilla ekspertiza, është vetëm një ekspert, i cili ende nuk ka përmbushur kërkesën e prokurores Dhima. Pjesë e hetimit janë edhe gjendja funksionale e pajisjeve të sekuestruara përdorur nga Rebecca Gagonn 19 Shtatorin e vitit të shkuar.
Një tjetër aspekt me interes për konkludimin e hetimeve është edhe rroli dy instruktorëve që u zhytën atë ditë. Hetimi do ti japë përgjigje pyetjes se a ishin mjaftueshëm atë ditë dy instruktorë në mbikëqyrjen nën ujë të 10 personave që u zhytën bashkë me Rebbeca Gannon.
Prokuroria e Sarandës në përgjigje thekson se:
“Nga prokurorja e çështjes janë mbajtur komunikime të vazhdueshme me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, në lidhje me fazën në të cilën ndodhet procedimi penal me qëllim komunikimin me familjaret e viktimës”.
Familja e Rebbeca Gannon vijon të jetë në pritje të një përgjigje nga prokuroria e Sarandës pas kërkimit informacion nga avokati i tyre, më datë 24.05.2023 se në c fazë ndodhen hetimet dhe pasjen e fashikullit hetimor.
Ndërkohë një zëdhënës i ministrisë së jashtme angleze Foreing Office i tha Top Channel se “ne jemi duke ndihmuar familjen e vajzës britanike që humbi jetën në Shqipëri dhe jemi në kontakt me autoritetet vendase”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd