
ITALI – Shoferi gjerman i kamionit, i akuzuar se ka goditur për vdekje ish-çiklistin italian Davide Rebellin dhe ka ikur më 30 nëntor, është ekstraduar sot në Itali për të dalë në gjyq për vrasjen, siç konfirmohet nga Prokuroria italiane.
Kamionisti, Wolfgang Rieke, iu është dorëzuar në kalimin alpin të Brenner agjentëve të korpusit të Karabinierëve (policia e militarizuar) të qytetit italian të Vicenzës (në veri).
Autoritetet gjermane po përpunonin ekstradimin, pas një urdhër-arresti evropian, por Rieke u dorëzua përpara se të përfundonte procedura, sipas mbrojtjes së tij, policisë dhe prokurorëve.
“Sot është mbyllur një hetim, që filloi më 30 nëntor me vdekjen e Davide Rebellin, i cili filloi me identifikimin e shpejtë të vrasësit të dyshuar në rrugë, arrestimin e tij të mëvonshëm në Gjermani dhe hyrjen e tij në burgun e Vicenzas”,- shprehet komandanti i karabinierëve, Giuseppe Moscati, në një deklaratë.
Rebellin, 51 vjeç, u godit në autostradë nga një kamion teksa po udhëtonte me biçikletë më 30 nëntor të vitit të kaluar, pak më shumë se një muaj e gjysmë pasi kishte përfunduar karrierën e tij sportive. Megjithatë, shoferi vazhdoi rrugën e tij dhe shtegu humbi.
Falë pamjeve të një kamere sigurie aty pranë, automjeti u identifikua dhe në bashkëpunim me agjencinë e tatimeve dhe Qendrës për Bashkëpunim Policor të Italisë, Austrisë dhe Sllovenisë, u zbulua se makina i përkiste një kompanie gjermane të anijeve, që ishte në Itali duke punuar më 30 nëntor.
Shoferi, vëllai i pronarit të kompanisë së transportit, ishte dënuar tashmë nga Gjykata italiane e Foggia (jug) për mosdhënie ndihme për të prekurit nga një aksident rrugor në vitin 2001, ndërsa në 2014 iu hoq leja e drejtimit në Chieti (qendrore lindore) për ngarje të makinës në gjendje të dehur.