Transmetuar më 25-08-2023, 21:51

Zbardhen emrat e kandidatëve të Primareve për bashkinë e Kukësit. Procesi do të zhvillohet më datë 27 gusht, me parimin një anëtar një votë, për përzgjedhjen e kandidatit që do të përfaqësojë kandidatin e Sali Berishës në zgjedhjet që do mbahen më 24 Shtator 2023.

Emrat e kandidatëve vijojnë si më poshtë:

1- Ardian Sokol Elezi

2- Emri Haxhi Vata

3- Gëzim Beqir Shehu

4- Uran Rakip Cengu

5- Ylber Haxhi Zeneli

Sakaq, është përjashtuar nga primaret e Kukësit kryetari i PD-Kukës, Arif Rexhmati. Ky i fundit u propozua nga seksionet e rithemelimit por në reagimin e vet Arif Rexhmatit ku bënte thirrje për kandidat të përbashkët pa primare.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd