Transmetuar më 25-08-2023, 12:55

Mësohen detaje nga ngjarja e rëndë e shënuar dje në Delvinë ku 12 vjeçari u dërgua në spital me plagë të rënda pasi ishte kafshuar nga qentë.

12 vjeçari, Zenel H. Nga fshati Rusan i Delvinës, ka qenë duke ruajtur delet kur u sulmua nga qentë e një kopeje tjetër. Fëmija 12 vjec ka qenë me bagëti në një kullotë në periferi të fshatit Rusan të Delvinës, që njihet si vendi i staneve të bagëtive.

Fëmija ka qenë vetëm me bagëti i pashoqëruar nga ndonjë i rritur apo familjar i tij.

Babai i të miturit, por dhe çobani, po japin dëshmi në polici.

Burimet nga spitali bëjnë me dije se djali i është nënshtruar mbrëmë ndërhyrjes kirurgjikale dhe sot (25 gusht 2023) është në gjendje të stabilizuar. Por ka dëmtime të shumta në këmbë, krah, kofshë pasi e kanë sulmuar 6 qen stani njëherësh.

Duket që plagët janë të rënda dhe nga pamjet, djali shfaqet i fashuar në këmbë e në krahë. Ka plagë dhe në bark.

Prindërit kanë bërë denoncimin në polici.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd