Transmetuar më 24-08-2023, 20:33
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga beteja e forcave shqiptare të zjarrfikseve me flakët gjatë emergjencës për shkak të emergjencës nga zjarret.
“Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi, janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë”- shkruan Rama.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd