Transmetuar më 24-08-2023, 11:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, teksa një foshnjë 1 vjeç e gjysmë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotmë në Tiranë.

Mësohet se foshnja ishte duke u kuruar në spital, pasi në shtëpinë e saj, kishte konsumuar aksidentalisht metadon. E mitura ndërroi jetë sot në orët e para të mëngjesit, teksa ditën e diel ishte nisur me helikopter nga Spitali i Sarandës, pasi kishte marrë ndihmën e parë.

Fëmija dyshohet se kishte konsumuar metadon në një banesë në Delvine. Metadoni ishte lënë mbi tavolinë nga daja i saj, i cili dyshohet se ishte përdorues lëndësh narkotike. Vajza e mitur ishte fëmija i një shtetasi italian dhe nënën e kishte nga Delvina.