Transmetuar më 24-08-2023, 09:14

Inter Miami i Lionel Messit mundi FC Cincinnati këtë të mërkurë, në shtëpi, me penallti. Një barazim epik 3-3 u regjistrua në kohën e rregullt dhe atë shtesë (në 120 minuta lojë), ndërsa nga pika e bardhë u tregua më e saktë skuadra me pronar David Beckham (fitoi 5-4), për të arritur kësisoji në finalen e “Open Cup”.

Skuadra me fanella rozë, e cila javën e kaluar fitoi titullin e parë në historinë e saj (Kupën e Ligës), do të garojë për trofeun e dytë radhazi. Është hera e parë që Inter Miami fiton një ndeshje pa shënuar Messi, megjithëse ai kontribuoi dukshëm me dy asiste madhështore.

Nga ana e tij, Campana shënoi dy gola. Goli i tretë i Inter Miami u realizua nga venezueliani Josef Martinez, për të kompletuar përmbysjen në kohën shtesë. Argjentinasi Luciano Acosta dhe amerikani me origjinë meksikane Brandon Vázquez shënuan për Cincinnati në kohën e rregullt. Japonezi Yuya Kubo shënoi në pjesën e dytë të kohës shtesë për t’i dërguar skuadrat te penalltitë.

Gerardo Martino bëri shumë ndryshime në formacionin startues, megjithëse mbajti Messin, Sergio Busquets dhe Jordi Alba. Houston Dynamo, drejtuar nga meksikani Héctor Herrera dhe panamezi Adalberto Carrasquilla, do të jetë rivali i Inter Miami në finale. Skuadra e Houston fitoi 3-1 ndaj Real Salt Lake në kohën shtesë, këtë të mërkurë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd