
Do të ketë një tërheqje të kësaj vale si edhe freskim të menjëhershëm të motit.
Megjithatë, kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur priten vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat veri- verilindore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.
Parashikohet që edhe gjatë natës moti të jetë i qëndrueshëm ku kthjellimet do të mbizotërojnë por vranësirat mbeten të pranishme në të gjithë vëndin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat maksimale duke u luhatur nga 17°C deri në 38°C.
Era do te fryjë mesatarsisht me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Verior duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Dita e enjte sjell tërheqje të valës së nxehtë edhe nga Republika e Kosovës ku pritet freskim i ndjeshëm i motit ku temperaturat do të bien me 3 apo 4 gradë C.
Përsa i përket kushteve atmosferike: kthjellimet do të jenë dominante në pjesën më të madhe të Kosovës por herë pas here priten zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara në zonat veriore dhe veriperëndimore, nuk do të mungojne edhe momentet e stuhive të erës.