Transmetuar më 23-08-2023, 18:50

Është gjetur në një akullnajë që shkrihet në provincën austriake të Tirolit, trupi i pajetë i një burri që besohet se ka vdekur më shumë se 20 vjet më parë.

Personi në fjalë u zhduk në 2001 dhe ishte 37 vjeç kur vdiq, teksa pranë tij u gjet edhe një çantë shpine me para, një kartë krediti dhe një patentë shoferi.

Për të përcaktuar identitetin e tij po bëhen analizat e ADN-së, ndërsa po në provincën austriake të Tirolit, dy muaj më parë, u zbuluan eshtrat e një njeriu tjetër.

Ky i fundit kishte vdekur rreth vitit 1986 dhe u gjet në të njëjtën akullnajë që po shkrihet si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd