Transmetuar më 23-08-2023, 13:17

Artisti italian Eros Ramazzotti, në moshën 59-vjeçare ka konfirmuar lidhjen me Dalila Gelsomino, 25 vjeçe më e re se ai. Nga raportimet e ndryshme në mediat italiane, ata tashmë theksuan se ishin çift prej disa kohësh, por të gjitha ishin thashetheme derisa artistja konfirmoi këtë lidhje dashurie.

Të dielën e kaluar, më 20 gusht, Eros publikoi në llogarinë personale në Instagram, në të cilën numëron më shumë se 2 milionë ndjekës, një foto me vajzën 34-vjeçare, shoqëruar me disa fjalë dashurie. “Mos i dëgjoni fjalët e njerëzve, dashuria është e shurdhër, kokëfortë, nuk ka moshë, bën mirë, nuk fshihet, mëson, rritet, herë është e ashpër e herë i kalon kufijtë”, – shkroi artisti.

Romanca e tyre ka bërë që të shohim Eros-in më të dashur, duke e mbyllur postimin me këto fjalë: " Ta jetojmë këtë dashuri deri në fund. Të dy, pa frikë. Të dua". Ylli i muzikës italiane ka pasur dy martesa gjatë gjithë jetës së tij. Fillimisht me Michelle Hunziker dhe më vonë me Marica Peregrinelli.

Partnerja e re e Eros Ramazzotti, Dalila Gelsomino, ka lindur në Milano më shumë se tri dekada më parë. Për një kohë ajo punoi si modele dhe organizonte evente të ndryshme në Itali. Megjithatë, jeta e saj ndryshoi në vitin 2016 kur u transferua në “Playa del Carmen” (Meksikë) për t’iu përkushtuar sektorit të pasurive të paluajtshme. Pikërisht në këtë vend ata u takuan dhe atje lindi dashuria.

Italiania ka ndarë edhe një postim me ndjekësit e saj në Instagram, në të cilin shihen të dy. “Ti je i sjellshëm, i përulur, i çmendur, i këndshëm… Me një fisnikëri çarmatosëse. Këmbët i ke në tokë, edhe pse unë mund të fluturoja nga njëri planet në tjetrin me ty, po të doja. Ti je i madh, dashuria ime. Tani le të vijë uragani”, – ishin fjalët e milanezes, kushtuar Eros Ramazzottit pas turneut të tij të ri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd