Transmetuar më 23-08-2023, 11:15

GREQI- Episod i rëndë në Greqi. Një shqiptar, i identifikuar me emrin Apostolos (Astrit) Tota me origjinë nga Kukësi i cili prej 33 vitesh jeton në Greqi, ka marrë peng në makinën e tij 25 emigrantë të paligjshëm.

Në rrjete sociale ai ka publikuar një video, ku shkruan se emigrantët vijnë ngë Turqia dhe ishin fshehur në pyjet greke të Aleksandropoli, në zonën e përfshirë nga flakët prej disa ditësh. Ai pretendon se ata janë përgjegjës për situatën e zjarreve në këtë zonë. Sipas tij emigrantët synonin të shkonin drejt Greqisë Perëndimore.

“Kam ngarkuar 25 emigrantë në rimorkio, duan të na djegin këta, 25 bastardë këtu e i gjithë mali është plot.Janë të betuar të na djegin.Organizohuni, le të dalim e t’i mbledhim. Vetëm kaq po ju them, duan të na djegin”, thotë ai teksa zbulon fytyrat e emigrantëve të frikësuar.

Policia greke ka vënë në pranga shqiptarin së bashku më dy grekë të tjerë lidhur me rastin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd