Shqipëria
Dita e mërkurë, do të shënojë edhe kulmin e valëvë të nxehtit Afrikan në territorin Shqiptar duke ngjitur termometrin në mbi 40 gradë C.
Përsa i përket kushteve atmosferike; mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit.
Orët e pasdites do të sjellin vranësira në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke rreikuar rrebeshe shiu afat-shkurtra.
Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku termometri do të ngjitet deri në 40 apo 41 gradë C.
Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Kosova
Masat ajrore të thata dhe të nxehta do të karakterizojnë kushtet e motit edhe në Republikën e Kosovës ku orët e paradites do të jenë me diell dhe temperatura shumë të larta.
Ndersa gjatë pasdites. Pritet kalim i vranësirave të pakta në territor ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Parametri i Erës nuk do të jetë problematik ndersa temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 35°C.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd