Transmetuar më 22-08-2023, 20:30

Jeni kuriozë të dini cilat janë shenjat më ziliqare të zodiakut? Sipas ekspertëve të astrologjisë, disa shenja janë më të prirura se të tjerat për të ndjerë zili, xhelozi dhe pakënaqësi.

Duhet të jetë çështje pasigurie apo karakteri, por personat e lindur në disa muaj të vitit dhe sidomos nën katër shenja, janë jashtëzakonisht ziliqarë.

Ndaj është më mirë të bëni kujdes ndaj tyre për të shmangur zënkat apo përballjen me surpriza të pakëndshme.

Akrepi, një shenjë xheloze dhe ziliqare

Tejet të pasionuar dhe dashamirës të sfidave, të lindurit në shenjën e Akrepit janë natyrshëm njerëz xhelozë dhe ziliqarë.

Për ta, "bari është gjithmonë më i gjelbër në anën tjetër" dhe për këtë arsye në vend që të punojnë fort për të arritur qëllimet e tyre, ata e kalojnë kohën duke parë të tjerët dhe mbi të gjitha duke diskredituar ata që i bëjnë gjërat më mirë se ata.

Ata janë tipat që ngërthejnë dikë për gjënë të vogël që u ndodh në jetën e tyre të përditshme: nëse shoku është fejuar, nëse dikush ka marrë një kompliment nga i dashuri, ose nëse kolegu i punës ka një rritje page.

Në të njëjtën kohë, Akrepi është një lloj personi shumë hakmarrës që nuk pranon humbjen, por as tradhtinë.

Demi ndër shenjat më ziliqare të zodiakut

Demi duket se është një person shumë i qetë dhe i dashur, miku që të gjithë e ëndërrojnë. Në të vërtetë, kjo qetësi është vetëm në aparencë sepse është një nga shenjat më ziliqare të zodiakut.

Dashamirës i paqes dhe ngurrues për gjithçka që i destabilizon jetën e tij të qetë, Demi ushqen në zemër xhelozinë dhe zilinë e madhe, por jo gjithmonë e shfaq sepse dëshiron të shmangë me çdo kusht përplasjet dhe diskutimet.

Nëse provokohet, ai bëhet jashtëzakonisht gjaknxehtë dhe i egër. Një aspekt tjetër i karakterit të tij që tenton ta fshehë, siç citon noa.al, është posesiviteti.

Gaforrja ndër më ziliqarët e zodiakut

Të lindurit në shenjën e Gaforres janë të ëmbël, të ndjeshëm, intuitivë dhe me humor. Duke qenë jashtëzakonisht të pasigurt, ata priren të jenë paranojakë dhe ziliqarë.

Shumë pak nevojitet për të lënduar Gaforren, një fjalë apo gjest i gabuar dhe aq mjafton për të çliruar xhelozinë e të lindurve të kësaj shenje.

E lidhur thellësisht me familjen, Gaforrja e ka të vështirë t’u besojë të tjerëve dhe kur ata besojnë e japin veten plotësisht, por më pas jetojnë me ankthe, frikë, zili dhe xhelozi.

Nëse i bëni diëka të keqe ose të gabuar Gaforres, do të ta kujtojë përgjithmonë dhe nuk do të vonojë t’jua kthejë me të njëjtën monedhë. Kur është në një lidhje, Gaforrja është xheloze dhe posesive në mënyrë të padurueshme dhe ndjen zili për sukseset e partnerit/es, madje priret të bëhet mbytës.

Luani, ziliqar i pashërueshëm

Të lindurit në shenjën e Luanit janë të fortë dhe me vetëbesim, por priren të bëhen ziliqarë nëse të tjerët shkëlqejnë ose dallohen më shumë se ata.

Ata vuajnë shumë nga fryma e konkurrencës. Pëlqejnë të mbulohen me vëmendje nga partneri/ja dhe nëse nuk e marrin atë, bëhen xhelozë.

Ata i duan shumë të mirat materiale dhe nëse vërejnë se dikush është më me fat, ose më i suksesshëm në punë nuk mund të mos kenë zili dhe ta përjetojnë keq. Brejtja e vetes është buka e tyre e përditshme. /noa.al

https://noa.al/lajmi/2023/08/2399408.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd