Transmetuar më 22-08-2023, 19:58

KOS, GREQI, 22 Gusht 2023 /noa.al – Dy vëllezër nga Shqipëria janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme me një bashkatdhetar të tyre në ishullin Kos të Greqisë, raporton noa.al duke cituar një komunikatë të policisë lokale.

Policia tha sot se një nga dy vëllezërit nga Shqipëria që akuzohen se kishin sulmuar me thikë një bashkatdhetar në Mastichar të Kos, është arrestuar.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së përgjakshme, pasi viktima, 45 vjeç, ndodhet në spitalin e Kosit me plagë të shumta me thikë, por jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë, ai ende nuk është në gjendje të dëshmojë për të shpjeguar se çfarë i parapriu sulmit që pësoi nga dy vëllezërit.

Pas reagimit të shërbimeve të Policisë, njëri nga dy autorët, 45 vjeçar, u gjet, u arrestua dhe u referua në Prokurorinë e Rrethit me çështjen e ngritur ndaj tij për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët.

Për bashkëpunim në këto krime akuzohet edhe vëllai i tij, tashmë në kërkim. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd