Transmetuar më 22-08-2023, 19:30

Kryeministri Edi Rama ka shprehur solidaritet për popullin grek, i cili po përballet prej javësh me zjarre vdekjeprurëse.

Rama hsprehet se kjo situatë është e trishtueshme, ndërsa shton se populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë.

“Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë”, shkruan Rama në Twitter.

Greqia përjeton orët e ferrit! Banorët në ndihmë të zjarrfikëseve për të vënë nën kontroll flakët Qyteti lindor i Greqisë, Aleksandropoli po përjeton tmerrin, pasi ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe po djegin çfarë t’u dalë para, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 20 persona.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd