Transmetuar më 22-08-2023, 16:59

Policia ka zbardhur detajet lidhur me minatorin që u plagos duke punuar në Minierën e Bulqizës.

Policia bën me dije se 60-vjeçari është dërguar në spital pasditen e djeshme, rreth orës 19:30. Më pas, për shkak se gjandja e tij ishte e rënduar, ai ëhstë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Githahshtu raportohet se gjatë rrugës ai ka përsuar trompozë dhe ka përfunduar në gjendje komë. Ndërkohë, nuk dihet gjendja e tij aktuale e minatorit, teksa policia ka nisur hetimet për mënyrën se si ai u dëemtua gjatë punës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Peshkopisë, shtetasi Sh. C., 60 vjeç, me profesion minator, i punësuar në një subjekt minerar, në Bulqizë. 60-vjeçari është transportuar për ndihmë më të specializuar, në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet e thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd