"Tymi i bardhë" për ardhjen e Benjamin Pavard tek Interi. Zikaltrit kanë arritur marrëveshje me Bayern Munich për mbrojtësin francez, të lindur në vitin 1996, në bazë të 30 milionë eurove, plus 3 milionë bonuse.
Në këtë pikë vizitat mjekësore tashmë mund të planifikohen për të mërkurën. Bayerni më në fund uli kërkesat fillestare prej 35 milionë eurosh, nxitur edhe nga vullneti i fortë i lojtarit për t’u larguar nga klubi. Tani Interi dhe lojtari po përcaktojnë detajet e kontratës.
Gjendja e mirë e negociatave u dëshmua nga lajmet e mediave gjermane sipas të cilave Bayerni po kërkonte në mënyrë aktive një zëvendësues për Pavard (edhe sepse bavarezët sapo e kanë huazuar Stanisic te Bayer Leverkusen), i cili në të vërtetë tashmë është identifikuar.
Në orët e fundit ishte folur për Walker nga Manchester City, por burimet angleze dukeshin skeptike për marrëveshjen. Pavard është profili ideal për të kompletuar repartin mbrojtës të Interit, i cili pas largimeve të Skriniar dhe D’Ambrosio kishte parë vetëm ardhjen e Bisseck.
“Ne kemi nevojë absolutisht për një mbrojtës, jemi të palotësuar”, – tha Inzaghi pas fitores ndaj Monza. Tani është i kënaqur me ardhjen e kampionit të botës më 2018.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd