Transmetuar më 21-08-2023, 13:05

MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u raportua se u sulmua në një klub nate në Budvë, por këtë e mohon portali CdM, i cili ka publikuar një video ku ai shihet duke dalë nga klubi i natës. Pas përleshjes, Policia e ka larguar Abazoviçin.
Në video shihet disa persona duke dalë nga klubi i natës duke kollitur. Policia tha se ka përdorur sprej irritues, por vetëm kur Abazoviq ka dalë nga aty. Dëshmitarët okularë të ngjarjes i thanë CdM më herët se e kishin parë Policinë ta evakuoonte Abazoviçin dhe të ndalonte disa persona.
Kliko KËTU për të parë videon
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





