Transmetuar më 21-08-2023, 11:38

MALTË- Një incident i rëndë ka ndodhur në plazhin e Shën Pjetrit, në Marsaxlokk, ku një shtetas shqiptar është hedhur nga një shkëmb dhe nuk ka arritur të dalë në sipërfaqe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Shqiptari është dërguar me urgjencë në spitalin Mater Dei të Maltës.

Siç shihet edhe në video, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, hidhet nga shkëmbi mes duartrokitjeve të pushuesve por pak sekonda pasi u hodh nuk ka arritur të dalë.

Në këtë moment n jerëzit që ishin aty pranë më pas u hodhën me shpejtësi në det për të shpëtuar shqiptarin. Anëtarët e Departamentit të Mbrojtjes Civile, një ambulancë dhe policia u thirrën në vendngjarje, me ekipin mjekësor që e transportoi burrin në spitalin Mater Dei.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd