Transmetuar më 21-08-2023, 11:10

VLORË-Nadir Gjata, pronari i një agjencie biletarie në zonën e njohur si “Kapelja” tek porti i Vlorës, është gjetur mëngjesin e sotëm i vdekur.

Familjarët hedhin dyshime se ai është vrarë dhe mbështesin pretendimet e tyre tek fakti që Gjata "ka goditje në kokë dhe nuk iu gjet çanta që kishte me vete"

Mëngjesin e sotëm, Gjata ka ikur rreth ores 03:00 – 04:00 e mëngjesit, ndërsa trupi i tij u gjet i pajetë nga familjarët. Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare