Transmetuar më 21-08-2023, 10:28

Sot në Athinë pritet të mbahet darka informale e liderëve të Ballkanit Perëndimor, e organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitostakis.

Në darkën e sotme, sipas ‘Protothemës’, kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Malit të Zi,Jakov Milatovic, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo, ndërsa lideri i Sllovenisë nuk ka mundur të përgjigjet pozitivisht.

Sipas medias greke, kjo drekë ka si qëllim që kryeministri grek të riafirmojë mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, e cila bëhet edhe më e rëndësishme në mjedisin e ri të sfidave të krijuara nga pushtimi rus i Ukrainës.

Shqipëria ka qenë e ftuar në nivel presidenti, por siç ka bërë me dije Presidenca, Begaj ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak të agjendës së përcaktuar më herët.

Mospjesëmarrja e Shqipërisë në darkë, vjen në një kohë kur Tirana dhe Athina zyrtare janë përplasur për çështjen e Fredi Belerit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd