
Pas një prezantimi masiv plot fishekzjarre, drita dhe spektakël, debutimi i Neymar do të duhet të presë të paktën një muaj. Nuk ndodhi të shtunën, në barazimin e Al-Hilal kundër Al-Feiha… Nuk do të ndodhë as të enjten e ardhshme. Në fakt, ende nuk ka një datë për këtë.
"Neymar është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe do të na sjellë shumë. Ai ka një dëmtim të lehtë, që do ta pengojë të marrë pjesë në stërvitje në ditët në vijim. Kohëzgjatja e mungesës së tij nuk është përcaktuar ende dhe unë nuk e di pse u thirr në kombëtare”, – deklaroi trajneri i Al-Hilal, i pyetur nga shtypi vendas.
Një lajm që ndikoi te tifozët e Al-Hilal, të cilët prisnin ta shihnin së shpejti në fushë brazilianin e “muluar me ar” nga klubi saudit. Sipas të gjitha gjasave, problem muskular që ka “O Ney” e bën të pamundur debutimin e tij deri në shtator. Pra, deri pas pushimit të klubeve për shkak të kualifikueseve të kombëtareve muajin e ardhshëm.
Jorge Jesus ka shfrytëzuar konferencën për shtyp për të ‘zyrtarizuar’ ardhjen e Mitrovic nga Fulham. Sulmuesi serb do të plotësojë sulmin dhe do t’i japë klubit saudit një kapërcim cilësor së bashku me Neymar. Po kështu, është prezantuar edhe Bono, portieri për të cilin i kanë paguar 20 milionë euro Sevilla.
Al-Hilal ndodhet përkohësisht në vendin e katërt në Ligën Pro Saudite (2023-2024), me 4 pikë nga 6 të mundshme.