
Tre persona kanë vdekur pasi u infektuan me virusin e Nilit Perëndimor nga pickimi i mushkonjave në Rumani.
Virusi, i cili transmetohet nga pickimi i mushkonjave, nuk ka vaksinë apo trajtim specifik antiviral.
Këtë virus e transmetojnë më shumë se 10% e mushkonjave në Rumani, sipas një studimi të fundit nga Instituti Cantacuzino në Bukuresht.
Të paktën shtatë persona në Rumani mbi 50 vjeç u infektuan me këtë virus gjatë javës. Tre prej të cilëve vdiqën nga komplikimet, raporton noa.al.
Shumica e rasteve u diagnostikuan pasi pacientët mbërritën në spital me meningjit ose meningoencefalit, një infeksion i meninges që prek trurin.
Në raste të rralla, pacientët mund të përjetojnë një infeksion serioz të sistemit nervor pas depërtimit të virusit, duke çuar në paralizë, konvulsione, humbje të shikimit dhe gjendje koma.
Megjithatë, tetë nga dhjetë personat e infektuar nuk shfaqin simptoma. Të moshuarit ose njerëzit me sëmundje kronike janë më të rrezikuarit nga virusi.
Kështu, njerëzit këshillohen të mbulojnë të gjithë trupin kur vizitojnë zona me shumë bimësi dhe lagështi të lartë për të shmangur pickimin.
Ata gjithashtu duhet të përdorin spray kundër mushkonjave.