Transmetuar më 20-08-2023, 20:05

Athinë- Kryeministri Rama nuk ka marrë ftesë dhe shak për këtë është bërë çështja e Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg pasi u kap duke vjedhur vota. Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis, në një intervistë për SKAI ka thënë se Greqia nuk do të bëjë asnjë hap pas sa i takon qëndrimit të saj për çështjen e Belerit. Begaj ka refuzuar ftesën.

Ditën e nesërme, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor në një darkë informale me rastin e 20 vjetorit të "Deklaratës së Selanikut" për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim, Shqipëria nuk do të marrë pjesë, pasi presidenti Bajram Begaj ka refuzuar ftesën.

Ndërkohë, kryeministri Rama nuk ka marrë ftesë dhe shak për këtë është bërë çështja e Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg pasi u kap duke vjedhur vota. Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis, në një intervistë për SKAI ka thënë se Greqia nuk do të bëjë asnjë hap pas sa i takon qëndrimit të saj për çështjen e Belerit dhe se sipas tij Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ta lejojë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës të betohet.

“Qeveria greke me një sërë ndërhyrjesh të kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, është e koordinuar me shtetin e së drejtës, jo vetëm pranë Fredi Belerit një kryetar bashkie i zgjedhur ligjërisht, i cili duhet të betohet. Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për këtë”, tha ai.

Një artikull i ka kushtuar edhe Kathimerini, e cila shkruan përçarja mes Shqipërisë dhe Greqisë po thellohet për shkak të Belerit. Media greke thotë se ka mësuar përmes burimeve se vendimi i kryeministrit grek për të mos ftuar Ramën është një mënyrë diplomatike për t’i treguar jo vetëm kryeministrit shqiptar, por edhe liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, se Greqia nuk negocion për çështje parimore, siç është respektimi i të drejtave të njeriut që në rastin e Belerit konsideron se po dhunohen nga Shqipëria.

Në takimin informal kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës Albin Kurti, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo, ndërsa lideri i Sllovenisë nuk ka mundur të përgjigjet pozitivisht. Të pranishëm do të jenë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Dreka informale do të mbahet me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”. Kjo drekë ka si qëllim që kryeministri grek të riafirmojë mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, e cila bëhet edhe më e rëndësishme në mjedisin e ri të sfidave të krijuara nga pushtimi rus i Ukrainës.

AXHENDA

E hënë, 21 gusht

Ora 11:00 Takimi dypalësh me Presidenten e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo,

Ora 13:00 Takimi dypalësh me Kryeministrin e Rumanisë, Ion-Marcel Ciolacu,

Ora 15:00 Takimi dypalësh me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç,

Ora 20:15 Darkë joformale me drejtues dhe drejtues të institucioneve evropiane, për zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit me rastin e plotësimit të 20 viteve “Deklarata e Selanikut”.

E martë, 22 gusht

Ora 9:00 Takimi dypalësh me Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu,

Ora 10:00 Takimi dypalësh me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç,

10:45 Takimi dypalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd