Transmetuar më 20-08-2023, 15:01

Mbërrin në Vlorë krocera CLUB MED II me 326 turistë.

Sipas informacioneve, ajo mbart 326 turistë nga Franca, Italia, Belgjika, Algjeria etj.

Turistët do vizitojnë sitet turistike të qytetit

Mësohet se turistët kanë ndjekur një tur në disa shtete dhe pjesë e saj ishte dhe ndalimi në Vlorë.

Krocera CLUB MED II ka ardhur nga Brindisi – Itali dhe do qëndrojë deri në orën 18.00 në radën e Vlorës. Më pas do niset për në Kefalonia, Greqi.