Transmetuar më 20-08-2023, 11:35

Leo Messi “pushton” Amerikën, “toka e premtuar” është kthyer në një bekim për yllin argjentinas, “pleshti” jo vetëm shënon, por dhe feston me trofe në duar. Në pak kohë, Leo i ka ndryshuar faqe Inter Miami duke i dhuruar tashmë edhe trofeun e parë. Ekipi nga Florida fitoi trofeun e Leagues Cup në Concacf, ku merrnin pjesë ekipet nga Amerika Veriore dhe Qendrore. Inter Miami mposhti Nashville në finale ku u desh ruleta e penalltive për të përcaktuar një fitues. Messi ishte protagonist absolut ku realizoi një gol spektakolar në minutën e 24-të, ky ishte goli i tij i 10-të në 7 ndeshje me fanellën e Inter Milami, si askush tjetër më parë.

Messi goditi dhe shtyllën, por Neshville barazoi shifrat në 1-1 duke bërë që finalja të vendosej me penallti. Edhe nga 11 metra distancë Messi u tregua i saktë ndërsa në fund vendosi dueli i portierëve për të përcaktues fituesin, me Inter Miami që feston për këtë trofe me liderin e tyre të ri, Lionel Messi.

Messi u shpall lojtari më i miri i turnet dhe golashënuesi më i mirë. Në një turne të vetëm, Messi del me tre trofe në duar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd