Transmetuar më 19-08-2023, 23:07

FRANCE – Lufta e vërtetë sapo ka nisur. Kilian Mbape e nis sezonin e ri nga stoli. Sulmuesi francez po refuzon të firmosë rinovimin e kontratës, duke planifikuar largimin me kosto zero drejt Realit të Madridit verën e ardhshme. Presidenti dhe drejtuesit e klubit ia bënë të qartë se nëse nuk hedh firmën në kontratë do ta kalojë sezonin në pankinë.

Këto nuk kanë qenë vetëm fjalë nga ana e kupolës drejtuese të PSG-së, të cilët mbrëmjen e sotme e kanë treguar me vepra vullnetin e tyre. Mbappe është paraqitur i trishtuar në pankinë përpara ndeshjes me Tuluzën, një pamje që duket se do e shoqërojë përgjatë gjithë vitit futbollistik nëse nuk heq dorë nga vendimi i tij për të mos rinovuar.

Megjithatë në pjesën e dytë ai u aktivizua duke ndryshuar lojën shumë shpejt. Në fillim fiton një penallti dhe më pas e shndërron atë në gol, duke regjistruar rrjetën e pare për këtë sezon të ri nën fanellën e kampionëve të Francës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd