Transmetuar më 19-08-2023, 18:30

Sherr në një familje në qytetin e Fierit.

Mësohet se një 33 vjeçare me inicialet E.M., ka goditur me thikë bashkëshortin e saj shtetasin K.M., 36 vjeç.

Burri ka marrë plagë në trup, teksa gruaja është arrestuar.

‘U arrestua shtetasja E. M., 33 vjeçe, banuese në Fier, pasi ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, bashkëshortin e saj, shtetasin K. M., 36 vjeç’, citon policia.

Rasti nën hetim.