Transmetuar më 19-08-2023, 12:51

Është arrestuar një drejtues automjeti që drejtonte makinën nën efektin e drogës në qytetin e Tiranës.

Shtetasi R.A., u ndalua nga policia e rrugores dhe pas testimit me aparatin Aquila Scan rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

R.A., po drejtonte mjetin duke mos respektuar shpejtësinë në qëndrat e banimit.

Gjatë këtij viti ka shkuar në 29 numri i drejtuesve të automjeteve që drejtonin makinën nën efektin e lëndëve narkotike, pas testimit me aparatin Aquila Scan.

"Tiranë-Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, është arrestuar në flagrancë një shtetas që drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 29 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Forcës së Posaçme Shqiponja, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin R. A.

Ky shtetas u ndalua për kontroll pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke mosrregulluar shpejtesine në qendra të banuara, dhe pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se shtetasi drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, dhe një mjet prerës thikë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme." citon policia.