Transmetuar më 18-08-2023, 13:40

Sfida Struga-Breidablik, e vlefshme për fazën "play-off" të "Conference League" do të luhet më datën 24 gusht, në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 19:00.

Vendimi është marrë në konsultim mes UEFA-s, Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi stadiumi i Strugës nuk plotësonte kriteret e qeverisë së futbollit europian për ndeshjet e kësaj faze.

Gjithashtu, asnjë stadium tjetër në Maqedoninë e Veriut nuk përmbush aktualisht kriteret e UEFA-s dhe për këtë arsye u ra dakord me FSHF, që ndeshja e parë e Strugës ( si pritëse) të luhet në Shqipëri.

Përveç stadiumit "Elbasan Arena", Federata Shqiptare e Futbollit do të ofrojë të gjithë asistencën e saj për organizimin sa më të mirë të ndeshjes, falë edhe eksperiencës së madhe që ka në pritjen e kompeticioneve ndërkombëtare.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd