Transmetuar më 18-08-2023, 10:19

ITALI- Një përleshje fizike ka ndodhur mes një shqiptari dhe tre vajzave italiane.

Policia e Modenës arrestoi një 42-vjeçar shqiptar, për tentativë grabitjeje dhe plagosje personale. Në orën 23.30 të datës 16 gusht, një patrullë nga Skuadra Fluturuese ndërhyri në via Barbieri afër qendrës për një grabitje ndaj një gruaje të re.

Shqiptari me biçikletë, sapo i kishte rrëmbyer çantën një vajze 25-vjeçare, e cila po shkonte në shtëpi me dy shoqe. Viktima ka reaguar me shpejtësi, duke mos hezituar të vihet në ndjekje të të huajit, duke arritur që falë bashkëpunimit të dy shoqeve ta bllokojë në tokë dhe ta ndalojë deri në mbërritjen e efektivëve të Policisë së Shtetit.

Pas bllokimit, shqiptari i ka goditur vazhdimisht me shqelma dhe grushta tre të rejat, duke i shkaktuar dy prej tyre lëndime në këmbë, shpatulla dhe qafë.

Ardhja e policëve ka bërë të mundur ndalimin e 42-vjeçarit. Burri tashmë ishte dënuar për vjedhje, marrje mallrash të vjedhura, mbajtje pa leje të drogës, lehtësim prostitucioni dhe evazion