Transmetuar më 17-08-2023, 21:40

KOLUMBI- Një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter është ndjerë mbrëmjen e sotme në Kolumbinë qendrore.
Siç është raportuar nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti është ndjerë veçanërisht në kryeqytetin Bogota.
Epiqendra ndodhet rreth 10 kilometra në veri të qytetit Kumaral dhe thellësia fokale vlerësohet në 14 kilometra.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se banorët dolën të frikësuar në rrugët e kryeqytetit kolumbian.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima, apo dëme të mëdha materiale.