Turistët nuk e kishin menduar se do të ishin filmuar nga kamerat e biznesit, ndërsa në total duhej që të paguanin faturën 80 euro.
ITALI -Mediat italiane kanë pasqyruar lajmin ku 4 turistë italianë ishin larguar pa paguar nga një restorant në Berat. Turistët nuk e kishin menduar se do të ishin filmuar nga kamerat e biznesit, ndërsa në total duhej që të paguanin faturën 80 euro. Që në titull, "informazione.it" i cilëson italianët si dinakë, duke u larguar me shpejtësi për të mos paguar faturën nga 20 euro secili.
Shkrimi nga media italiane
“Për shumë italianë, vera e vitit 2023 ishte e lidhur me Shqipërinë: ikja nga brigjet kombëtare, shkaktoi rekordin historik të nisjeve verore drejt Tiranës. Një ‘pushtim’ që banorët vendas nuk mund të mos e vinin re. Megjithatë, jo gjithmonë me kënaqësi, pasi disa turistë duket se kanë sjellje të këqija: ky është rasti i një grupi prej katër italianësh që u larguan nga një restorant pa paguar faturën prej rreth 80 euro.
Është historia në të cilën janë protagonistë katër turistë italianë, të cilët në këto orë po krijojnë jo pak polemika në mediat shqiptare.
Ndodh që në një restorant në Berat, një qytet historik në brendësi të Shqipërisë, një grup bashkatdhetarësh ikën nga një restorant pa paguar. Katër protagonistët italianë të “arratisjes” së neveritshme janë filmuar nga kamerat e vëzhgimit dhe pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale. Shqipëria është një destinacion turistik gjithnjë e më popullor për italianët, dhe në këtë verë pati një bum të vërtetë vizitash".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd