Transmetuar më 17-08-2023, 09:13

Arrestohet biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv ministër i Shendetsisë Klodian Rjepaj.

Arrestimi është kryer në lidhje me koncensionin e sterilizimit.

Biznesmeni Ilir Rrapaj, që përfitoi koncensionin e sterilizimit është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në polici. Rrapaj do të japë shpjegime për abuzimet me koncesionin e sterilizimit.

Nën arrest ka përfunduar edhe ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, në lidhje me koncensionin e sterilizimit.

Ky hetim ka nisur dhe është regjistruar për herë të parë më 23 dhjetor 2019. E njohur si dosja e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë dhe e denoncuar në atë kohe nga “Nisma Thurje”, e bëhet fjalë për tre vepra penale ndaj zyrtarëve të lartë që nga shpërdorimi i detyrës, korrupsioni dhe shkelja e barazisë në tendera.

Në atë kohë, SPAK pyeti tre herë ish zëvendës ministrin e Shëndetësisë Rrjepajn, që mes të tjerash rezulton se përmes një memoje 26 qershorit 2014 përmendi qendrën e sterilizimit në QSUT si vendi ku mund të përballohej sterilizimi i instrumenteve për 60 mijë operacione.

Vetëm një shkresë me protokoll 693/4 provon se vlera e pajisjeve të marra në dorëzim nga koncensionari shkonte 107 milionë lekë.

I pyetur sikurse edhe anëtarët e komisionit edhe ish zëvendës ministri mësohet të ketë argumentuar se dhënia me koncension u krye duke shmangur prokurimin publik shtyrë nga situata e infeksioneve të larta.

E kur kanë kaluar 3 vite nga hetimet për këtë çështje, kanë nisur edhe arrestimet.