Transmetuar më 16-08-2023, 22:04

Një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës mbrëmjen e sotme.
Mësohet se një makinë ka përplasur një person që po kalonte rrugën. Nga aksidenti, këmbësori është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.