Transmetuar më 16-08-2023, 20:06

Një tragjedi familjare ka ndodhur mesditën e së mërkurës në autostradën kombëtare Selanik-Serron, jashtë Selanikut.

Mediat fqinje raportojnë se një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën, ndërsa fëmijët e tyre, shtatë dhe dhjetë vjeç, janë plagosur rëndë. Sipas raportimeve të para, makina me targa rumune është përplasur me një kamion.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd