Transmetuar më 16-08-2023, 14:57

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, viziton efektivin e plagosur me thikë në qafë.

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ne Pilur ku efektivi Redin Caushaj, u plagos rëndë me thikë në qafë.

Caushaj me detyrë inspektor në Lukovë, ndërhyri për të shuar një konflikt edhe pse ishte jashtë shërbimit por u plagos nga 60-vjeçari Thodhori Mërkuri, i arrestuar vetëm pak orë pas ngjarjes.

Ai ishte fshehur në një ish repart ushtarak.

Sakaq ditën e sotme ka mbërritur në spitalin e Vlorës atu ku ndodhet i shtruar 25-vjeçari, ministri i Brendshëm Taulant Balla. Ky i fundit dha edhe nje deklarate per mediat ku tha se kush ngr dore mbi policine, reagimi do te jete i forte.

“Falenderoj të gjithë stafin e spitalit rajonal të Vlorës, drejtoreshën dhe mjekët qe bën të munder nderhyrjen. Ka qenë një operacion i gjatë nga ora 1e30 e mengjesit dhe deri në të gdhirë. Dëmitimet janë rikuperuar. Shpresoj që gjithcka të jetë mirë.Falenderoj policët që dhruan gjak për të pasur nevojat. Në këtë orë të ditës jemi në kushtet ku të gjithë mund të ndihemi të qetë.

Gjendja është e stabilizuar dhe mund të themi që është jashtë rrezikut për jetën. Kushdo që ngre dore kundër një punonjësi policie, reagim i ynë do të jetë shumë i fortë. Rasti të hetohet plotësisht, dënim ekzemplar për personin që goditi efektivin”- tha Balla per mediat.