Transmetuar më 16-08-2023, 13:45

Pajtim Bekteshi ka rënë në pranga në Elbasan, pasi tentoi t’i marrë me dhunë varësen e floririt një vajze 28 vjeçareje.

26 vjeçari e ndoqi vajzën teksa ajo vizitonte kishën në lagjen "Kala".

Gjatë tentativës për ti marrë varësen, 26 vjeçari e ka dëmtuar vajzën. Shtetasi P.B që është arrestuar ishte me preçedentë të mëparshëm penal për vjedhje.

Policia vendore njofton se ‘shërbimet e komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar t’i merrte me dhunë varësen nga qafa, një shtetasje që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Monumenti”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– P. B., 26 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", mbetur në tentativë.

Ky shtetas ka ndjekur për disa minuta një 28-vjeçare që po vizitonte kishën në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit dhe më pas ka tentuar t’i marrë me dhunë varësen e floririt që ajo mbante në qafë, për pasojë i ka shkaktuar dëmtime fizike.

Varësja e floririt u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.’

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd