Transmetuar më 16-08-2023, 11:57

Pas fillimit të bisedimeve për Duvan Zapata të Atalantës dhe Marcos Leonardo të Santos, verdhekuqtë e Serie A thuhet se e kthyen vëmendjen e tyre nga Armando Broja, i cili ka qenë jashtë fushave të blerta sezonin e kaluar për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.

Sipas Gianluca Di Marzio të “Sky Sport”, Roma së fundmi është interesuar për sulmuesin shqiptar dhe më konkretisht ka pyetur klubin londinez mbi mundësinë e nënshkrimit të tij në formë huazimi për sezonin e ardhshëm.

Di Marzio raporton se për momentin Chelsea nuk po merr në konsideratë asnjë propozim huazimi për Brojën, pasi edhe Milani iu afrua në merkaton e kësaj vere për të huazuar shërbimet e shqiptarit. Blutë e Londrës do të konsideronin vetëm oferta të përhershme, pra blerjen e Brojës.

Milani hidhet në sulm për shqiptarin Broja, për momentin refuzohet nga Chelsea