Transmetuar më 16-08-2023, 09:49

Mesfushori belg i Manchester City, Kevin De Bruyne do të mungojë për disa muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju, për të cilin mund të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

32-vjeçari belg u detyrua të largohej nga fusha pak pas pjesës së parë në fitoren e Manchester City në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit dhe nuk ka luajtur asnjë minutë në miqësoret parasezonale.

De Bruyne u rikthye në aksion në pjesën e dytë të humbjes ndaj Arsenalit, në ndeshjen e "Community Shield" dhe më pas startoi kundër Burnley në Premier League. Megjithatë, pas 23 minutash lojë kërkoi zëvendësimin.

Trajneri Pep Guardiola tha se problemi i belgut është serioz dhe mund t’i duhen 3-4 muaj ndalesë. Gjithashtu nuk përjashtohet ndërhyrja kirurgjikale.

“Është një dëmtim serioz, – tha Guardiola, – duhet të vendosim nëse do të bëhet apo jo operacion”. Vendimi për operacionin do të merret në ditët në vijim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd