
Cristiano Ronaldo do të mungojë në ndeshjen e radhës, ku Al Nassr i tij do të përballet me Al Ittifaq. Ky “pit stop” i kampionit 38-vjeçar portugez u vendos pasi testet mjekësore zbuluan një traumë të mprehtë, duke bërë që ai të lihej jashtë. E gjithë pesha e sulmit kalon mbi supet e sapoardhurit Sadio Mané.
Senegalezi ishte goditja e merkatos së Al Nassr, klub i cili u përforcua edhe nga ish-interisti Brozovic dhe Alex Telles. Një fushatë që e shpërbleu menjëherë, duke pasur parasysh se skuadra e Riadit, sezonin e kaluar e mbylli në vendin e dytë të kampionatit, duke e lënë Ronaldon me zero tituj.
Pak ditë më parë, Al Nassr fitoi Ligën e Kampionëve Arabe për herë të parë në historinë e vet, duke mposhtur Al-Hilal të Koulibaly dhe Milinkovic-Savic (ku u transferua së fundi edhe Neymar). Një sukses shumë i vështirë, i cili erdhi në kohën shtesë.
Vendimtar për ta përmbysur rezultatin dhe për ta marrë kupën në shtëpi ishte, e panevojshme të thuhet, portugezi i përjetshëm, i cili shënoi dy gola para se të dilte jashtë fushe për shkak të lëndimit.
اترك لكم التعليق . .؟| #الهلال | pic.twitter.com/NDko3ELIm3
— | قروب الحوت الازرق | (@ALHILAL_60) August 14, 2023
Një goditje që nuk e pengoi të festonte trofeun së bashku me shokët e skuadrës (dhe të debatonte me organizatorët pse nuk i dhanë çmimin MVP të finales), por e la “pit stop” për ndeshjen e parë të kampionatit.
Me pak fjalë, Ronaldo u tregua “kanibali” i zakonshëm. Vitet kalojnë dhe skenat saudite më pak prestigjioze nuk ia kanë hequr as edhe një grimë dëshirën për të fituar. Në fushë, CR7 është gjithmonë i vendosur në maksimum dhe i gatshëm të përgjigjet në natyrë, kur niveli konkurrues rritet dhe kundërshtarët e provokojnë atë.
Megjithatë, këtë herë e ka ekzagjeruar vërtet, teksa shfaqet në një video duke bërë një gjest të neveritshëm ndaj një lojtari të Al-Hilal, i cili kishte tentuar ta nervozonte, teksa po ekzekutohej goditje dënimi në qendër të zonës.
Ali Al-Bulayhi, i cili pas përfundimit të ndeshjes do të përplasej edhe me Talisca, nuk e duron gjestin ofendues të portugezit dhe e shtyn Ronaldon lehtë. Portugezi duhet ta ketë përjetuar si një sfidë këtë shtyrje dhe e pa të arsyeshme të përgjigjet, duke bërë një veprim të neveritshëm.
Imazhet e tregojnë atë duke rrëshqitur dorën nën këmishë dhe duke e fërkuar disa herë në pjesën e poshtme të shpinës, pranë të pasmeve, për ta zhytur në djersë. Pastaj, Cristiano zgjat të njëjtën dorë dhe ia shtrin në fytyrë Al-Bulayhi, i cili kuptohet që nuk e merr mirë. Sigurisht, kjo nuk është skenë e denjë për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.