Transmetuar më 15-08-2023, 18:19

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka përjashtuar nga strukturat e partisë Besnik Mujecin nga strukturat e partisë.

Mujeci, së bashku me 4 persona të tjerë u arrestua ditën e sotme, pasi u kapën duke shitur ekstazi në lokalet e Tiranës. Pas kontrolleve të policisë u sekuestruan 11 mijë doza ekstazi gati për shitje.

"Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast. Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen”, thuhet në njoftimi ne LVV.

Në këtë operacion u arrestuan dhe Mithat Ramadani 30 vjeç, Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd