Transmetuar më 15-08-2023, 18:08
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Siar Kontin, autorin e djegies së automjetit tip “Ferrarri” në pronësi të babait të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”.
Masa e sigurisë personale “Detyrim paraqitje” u vendos për 17-vjeçarin nga Vlora, që dyshohet se e ndihmoi Kontin duke hedhur benzinë në pjesën e parme të automjetit luksoz.
Zjarrvënia ndodhi pak ditë më parë në qytetin e Durrësit.
Siç dihet, makina në fjalë kap shifrën e 300 mijë eurove.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd