Transmetuar më 15-08-2023, 14:34

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i cili aktualisht ndodhet pas hekurave të burgut ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mësohet se Beleri ka falënderuar kryebashkiakun e Athinës Kostas Bakojanis, për mbështetjen dhe praninë e tij gjatë protestës së zhvilluar dje.

“Dëshiroj të falënderoj me gjithë zemër kryetarin e Bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis për mbështetjen e tij dhe thelbësore në luftën time dhe gjithashtu për praninë e tij në protestën madhështore në Himarë”, shkruan Beleri në një postim në Facebook.

Kujtojmë se Bakojanis, dje nga protesta, ndër të tjera deklaroi se Beleri ka të drejtën e një gjykimi të drejtë, por edhe se paraburgimi i tij i paligjshëm shkel ligjin, teksa ky lajm është pasqyruar edhe në shtypin grek.