Transmetuar më 15-08-2023, 11:09

Fotot që shikoni më poshtë janë të autorit dhe viktimës së ngjarjes së rëndë të ndodhut në orët e para të mëngjesit në Shupenzë të Bulqizës.

30-vjeçari Dorjan Dema, vrau me kaçavidë 26-vjeçarin Dritan Manjanin.

Dritan Manjani

Pas konfliktit në lokal, viktima iku në shtëpinë e tij dhe po hante bukë, kur autori e thirri të dilte jashtë.

26-vjeçari ka dalë jashtë banesës, por ka rezultuar fatale për të, pasi fqinji e goditi me mjet prerës. Ai u dërgua në spital por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Policia raportoi se Dritan Manjani u godit me kaçavidë, por sipas fqinjëve, autori e qëlloi me thikë.

Dorjan Mema

“Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë falë reagimit në kohë, lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd