Transmetuar më 14-08-2023, 14:07

KURBIN- Një 82-vjeçare është gjetur e vdekur në një kanal në Gjorëm të Kurbinit. E moshuara ishte e larguar nga banesa e saj 3 ditë më parë dhe familjarët kishin apeluar edhe përmes mediave gjetjen e saj.
Viktima është gjetur e pajetë nga familjarët në një kanal në afërsi të banesës së saj.
Policia po heton shkaqet e vdekjes së të moshuarës.