Transmetuar më 14-08-2023, 09:54

Neymar, lamtumirë Paris! Braziliani ka finalizuar një marrëveshje 2-vjeçare me Al Hilal për një total prej 160 milionë euro, sipas "L’Equipe". Megjithatë, tani duhet të gjendet një marrëveshje mes klubit saudit dhe PSG-së.

Negociatat janë duke u zhvilluar. Zërat për një marrëveshje për 60 milionë euro nuk konfirmohen. PSG-ja nis nga një kërkesë prej 150 milionësh, nga e cila mund të gjejë kompromisin e duhur, ndoshta në një maksimum prej 80 milionësh.

Sido që të jetë, pas gjashtë sezonesh të diskutueshme, ish-lojtari blaugrana tani është afër lamtumirës. 31 vjeç në shkurt, Neymar mbërriti te PSG më 2017, pas 4 vitesh në radhët e Barcelonës. Në Ligue 1 ka luajtur 112 ndeshje, duke shënuar 82 gola.

Ai ka fituar pesë kampionate franceze, dy Kupa të Ligës, tri Kupa Franceze dhe tri Superkupa Franceze. Liga e Kampionëve, të cilën e kishte fituar më parë me Barcelonën, i ka shpëtuar gjithmonë në eksperiencën pariziene.

PSG do ta shesë kësisoji lotjarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit; 222 milionë euro, klauzola e paguar nga PSG për ta marrë nga Barcelona më 2017. Veç kësaj, mes rrogës në 6 vite si parizien dhe bonuseve, PSG ka investuar në total te Neymar rreth 700 milionë euro.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd