Transmetuar më 14-08-2023, 07:28

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonë së ulët.

Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime vranësirash.

Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore duke krijuar dhe mundësi për momente të pakta me pika shiu.

Po ashtu edhe gjatë natës vonë mbetemi me kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat veriore do të ketë kalime të përkohshme të vranësirave.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë vendi vranësira kalimtare, ku më të dukshme pritet të jenë në zonat qendrore dhe veriore të Kosovës.

Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 34 grad në qytetin e Gjakovës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd