Transmetuar më 13-08-2023, 23:26

Keisi Medinit i kanë ngrirë gjakun gjatë episodit të sotëm të “Kepit të Vipa-ve”. Asaj vendosën t’i bëjnë një kamer të fshehtë që lidhej sigurisht me Sabianin.

Ronaldo dhe Jori ishin ata që i dhanë lajmin “ e keq” Keisit, gjasme se kanë arrestuar Sabianin me kokainë në Itali.

Për ta bërë të besueshëm këtë rreng ata kishin përfshirë edhe familjarë, me të cilët komunikoi Keisi.

Megjithatë nuk zgjati shumë dhe e zbuluan se kjo ishte e gjitha një kamer e fshehtë, me Keisin e cila po qante.

Kujtojmë që Keisi dhe Sabiani kanë një lidhje tepër të ngushtë me njëri-tjetrin dhe këtë e kanë treguar në çdo dalje të tyren publike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd