Transmetuar më 13-08-2023, 16:59

GREQI- Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në Greqi, ku për pasojë ka humbur jetën një gazetar.

Bëhet fjalë për gazetarin e identifikuar me emrin Antonis Chrysoulakis, banesa e të cilit është përfshirë nga flakët, por nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi, shkruajnë mediat e greke.

Pak para vdekjes, ai sapo kishte mbaruar një raportim për një zjarr në një ndërtesë në Athinë në gazetën ku punonte. Humbja e tij shkaktoi pikëllim në të gjithë stafin administrativ, gazetaresk dhe teknik të grupit Parapolitika, të cilët i shprehën ngushëllimet më të thella familjes së tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd